Please enter at least 3 characters.

Etrit Berisha: Tani na presin katër finale tjera

2016/01/etrit-berisha-tani-na-presin-kat-euml-r-finale-tjera_hd.jpg

Në një postim të tijin në Facebook, Etriti zbulon se lajmin e madh e mori nga familja e tij.

“Për mua ishte një kënaqësi kur dëgjova nga familja ime, mirëpo më e mira ishte ndjenja e drejtësisë, vendim i pritur dhe mundësi edhe më e mirë për ne në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Etriti në Facebook.

“Nuk duhet të kemi eufori, janë katër finale që na presin dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim ëndrrën tonë bashkë me ju dhe të tregojmë se jemi një ekip dhe kombëtare e pandarë që japim shpirtin në fushë”, shtoi tutje, Berisha.