Please enter at least 3 characters.

Eto’o: Nëse Messi largohet, Barcelona duhet ta ndërrojë emrin

2020/08/SamuelLionel-2-e1597759026515.jpg
290:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 10: Lionel Messi (L) of Barcelona celebrates with Samuel Eto'o after scoring Barcelona's first goal during the Primera Liga match between Barcelona and Real Madrid at the Nou Camp stadium on March 10, 2007 in Barcelona, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Nëse Lionel Messi largohet nga Barcelona, atëherë duhet t’ia ndërrojmë emrin klubit – kështu është shprehur ish-sulmuesi i Blaugranëve, Samuel Eto’o.

Superylli argjentinas, i cili është bërë sinonim i klubit katalunas, është në dilemë për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë me klubin që ia kushtoi gjithë karrierën profesionale, apo të transferohet diku tjetër.

Eto’o, i cili ka qenë pjesë e skuadrës në të cilën Messi shkëlqeu në fillet e karrierës, konsideron se largimi i kapitenit është diçka e paimagjinueshme.

(Foto: Phil Cole/Getty Images/Guliver)

“E dua Messin sikur të ishte djali im, ia dua më të mirat. Barcelona është Messi dhe mendoj se nëse Messi largohet, duhet t’ia ndërrojmë emrin klubit”.

(Foto: Luis Bagu/Getty Images/Guliver)

“Jemi të lumtur që e kemi te Barcelona futbollistin më të mirë në botë dhe të të gjitha kohërave, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që ta përfundojë karrierën te Barcelona”, është shprehur kamerunasi për TyC Sports. /Telegrafi/

Qëndron deklarata e Samuel Eto’o apo klubi është mbi secilin lojtar, madje edhe nëse emri i tij është Lionel Messi? Shprehuni në hapësirën për komente.