Please enter at least 3 characters.

Ethan Hawke në rolin e Nikola Teslas në filmin biografik për shkencëtarin

2018/02/EthanHAwke-2-e1518540784171.jpg
253:"PARK CITY, UT - JANUARY 23: Actor Ethan Hawke speaks onstage at Cinema Cafe With Ethan Hawke And Rupert Everett during the 2018 Sundance Film Festival at Filmmaker Lodge on January 23, 2018 in Park City, Utah. (Photo by Michael Loccisano/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori hollivudian, Ethan Hawke, do ta portretizojë rolin e shkencëtarit të famshëm, Nikola Tesla, në filmin e ri të titulluar "Tesla".

Michael Almereyda do ta bëjë regjinë e filmit, ndërsa me protagonistin kryesor ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën në filmat, si "Hamlet" , "Cymbeline" e "Marjorie Prime".

(Foto: Getty Images)

"Tesla" është një film biografik, i cili do të paraqesë kronologjikisht jetën e shpikësit të rrymës dhe zbulimeve të tjera të tij.

Ngjarja filmike do të paraqesë edhe rivalitetin e tij me Thomas Edison, me të cilin kishte bashkëpunuar një kohë, por më pas e kishin ndërprerë partneritetin shkencor dhe profesional.

Realizimi i filmit do të fillojë gjatë pranverës në New York, ndërsa akoma nuk është caktuar data e premierës së tij.

(Foto: Getty Images)

Ethan Hawke është një aktor amerikan, shkrimtar dhe regjisor, i cili ka qenë katër herë i nominuar për çmimin Oscar dhe një herë për çmimin Tony.

Pos të qenit aktor i suksesshëm, ai ka bërë regjinë e tre filmave, tre shfaqjeve teatrale dhe një dokumentari, ndërsa i ka shkruar edhe tre romane. /Telegrafi/