Please enter at least 3 characters.

Është 73 vjeçare dhe duket mahnitëse, ndërsa nuk heq dorë nga argëtimi

2023/10/lye1.jpg

Amerikania Lynne Zekis është 73 vjeçare dhe nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për të kaluar një kohë të mirë dhe një jetë emocionuese.

Ajo i thotë botës se nuk keni nevojë të dukeni dekada më të reja për t'u ndjerë mirë në lëkurën tuaj.

(Foto: Instagram/lynnezekis)

Lynne duket e pabesueshme, pa ekzagjerim dhe sigurisht që nuk do t’i jepnit kaq shumë vite. Akoma nuk heq dorë nga jeta e natës, ndaj e viziton shpesh Ibizan, ku argëtohet nga mëngjesi në mbrëmje dhe është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Influencuesja bën një mënyrë jetese magjepsëse dhe ua tregon të gjithëve që e ndjekin dhe me video nga Ibiza dëshmoi se është në formë të lakmueshme.

Kur bën një pushim nga daljet, 73-vjeçarja publikon idetë e modës, të brendshmet luksoze dhe truket e vogla, ndërsa postimet e saj pëlqehen nga miliona.

Ndjekësit i thonë në komente se është frymëzim për të gjithë dhe se në moshën e saj duan t'i ngjajnë. /Telegrafi/