Please enter at least 3 characters.

Eros Grezda dënohet nga një gjykatë skoceze

2019/04/Eros-Grezda.jpg
227:"GLASGOW, SCOTLAND - DECEMBER 29: Eros Grezda of Rangers looks on during the Ladbrokes Scottish Premier League between Celtic and at Ibrox Stadium on December 29, 2018 in Glasgow, Scotland. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda është dënuar nga një gjykatë në Skoci shkaku i mos-respektimit të rregullave të komunikacionit.

Nuk ka qenë një sezon aspak i lehtë për Eros Grezdën në Skoci.

Shqiptari u ble nga Rangersi për dy milion euro nga skuadra e Osijekut me shpresën e mirë që të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, por nuk ka gjetur veten.

Si të mos mjaftonin problemet që ka në fushën e lojës, shqiptari ka përfunduar dhe në gjykatën skoceze.

Grezdës iu pezullua patenta duke qenë se humbi  pikët e saj. Ai ka vetëm shtatë muaj që jeton në Skoci, por duket se po vuan shumë me rregullat e qarkullimit.

Gjakovari kaloi një semafor me dritë të kuqe dhe u paraqit në gjykatë ku u shpall fajtor dhe iu hoq patenta për gjashtë muaj.

Shqiptari duhet të paguajë dhe 350 funte gjobë për këtë shkelje. Kjo nuk ishte shkelja e parë për të, pasi më herët kishte humbur dhe 12 pikë të tjera.