Please enter at least 3 characters.

Eronita zbulon diferencën e moshës me Bleron pas lajmit për shtatzëninë

Prej disa ditësh, këngëtari Blero dhe bashkëshortja e tij Eronita kanë bërë publik lajmin se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi ka ngjallur interes të madh në publik, ndërsa çifti ka qenë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale.

Në këtë kuadër, Eronita ka vendosur të zhvillojë një sesion pyetjesh me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka pranuar të përgjigjet në disa prej kurioziteteve më të shpeshta rreth jetës së tyre private.

Eronita/Instagram

Ajo ka konfirmuar gjithashtu se çifti do të bëhet prind i një djali, duke ndarë kështu një tjetër detaj të rëndësishëm nga kjo periudhë e veçantë për ta.

Ndër pyetjet e shumta, nuk ka munguar as ajo për diferencën e moshës mes saj dhe Bleros.

Pa hezitim, Eronita ka zbuluar se mes tyre ka një diferencë prej 17 vitesh. /Telegrafi/

Eronita/Instagram