Ermira Bytyçi për herë të parë në garë për deputete, renditet me numrin 67 në listën e LVV-së
13/05/2026
Ermira Bytyçi ka hyrë për herë të parë në garën zgjedhore për deputete, duke u bërë pjesë e listës së kandidatëve të Lëvizja Vetëvendosje, ku mban numrin 67.
Ajo ka bërë të ditur kandidimin përmes një mesazhi publik, ku ka theksuar se kjo është një sfidë e re për të, e cila nuk ishte e planifikuar më herët.
“Jeta shpesh ta hap një derë që s’e ke planifiku. Këtë herë edhe unë po hyj në një sfidë të re. Zyrtarisht pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje me nr 67. Jam mirënjohëse për besimin dhe vlerësimin”, ka deklaruar ajo.
Ermira Bytyçi ka thënë se do të angazhohet maksimalisht në këtë proces, duke shtuar se synon ta arsyetojë besimin e dhënë përmes punës dhe dinjitetit.


