Please enter at least 3 characters.

Ermal Meta angazhohet për ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti

2019/12/ErmalMeta-e1575276518294.jpg
179:"BILBAO, SPAIN - NOVEMBER 04: Ermal Meta attends the MTV EMAs 2018 at Bilbao Exhibition Centre on November 4, 2018 in Bilbao, Spain. (Photo by Carlos Alvarez/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Këngëtari shqiptar që jeton në Itali, Ermal Meta, është prekur mjaft nga tragjedia që ka mbuluar Shqipërinë javën e fundit.

Ai është sensibilizuar si gjithë shqiptarët duke dhënë kontributin e tij në ndërtimin e shtëpisë së një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Ermali ka thënë se i bashkohet apelit të Erion Veliajt duke e ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, transmeton KP.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur".

"Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliajt duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit".

"Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël", ka shkruar Meta në një postim.