Erjon Rexha arrestohet në Rinas
19/01/2011
Erjon Rexha është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi Gjykata e Romës, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “trafikimi i narkotikëve (kanabis)” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Ky shtetas është kapur në momentin e hyrjes në Shqipëri, pasi kishte udhëtuar nga Londra. /Telegrafi/


