Please enter at least 3 characters.

Erdogan: Në 2015 janë neutralizuar 3100 terroristë, obligim ynë është të ndihmojmë turkmenët

“Turkmenët në Bayirbucak janë shënjestër e sulmeve të kriminelit Bashar al Assad, i cili ka vrarë në Siri 400 mijë njerëz. Detyrë e jona si Turqi, si komb, është të ndihmojmë vëllezërit tanë”, tha presidenti turk.

Duke folur për operacionet antiterroriste në juglindje të vendit, Erdogan theksoi se “Turqia është në gjendje t’i bëjë balë çdolloj kërcënimi mbi sigurinë”.

“Forcat e sigurisë po pastrojnë malet dhe qytetet tona nga terroristët dhe kështu do të vazhdojnë. Gjatë vitit 2015 në Turqi dhe jashtë saj, janë neutralizuar 3100 terroristë”, deklaroi Erdogan.