Please enter at least 3 characters.

Erdogan i kërkon Putinit ta gjykojë situatën me kujdes

2023/06/Erodgan-Putin.png

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin dhe i ka kërkuar që të gjykojë situatën me kujdes.

Presidenca turke e ka lëshuar këtë deklaratë, pasi mercenarët rusë të grupit Wagner e kanë nisur një rebelim të armatosur përgjatë natës në Rusi.

Në deklaratë është thënë se dy krerët shtetërorë kanë biseduar për zhvillimet në Rusi dhe Erdogani i ka thënë Putini se Turqia është e gatshme të ndihmojë për të arritur deri te një zgjidhje paqësore pas situatës së krijuar. /REL/