Please enter at least 3 characters.

Era me një set të ri fotografish

2019/11/eraistref.jpg

Era Istrefi i ka shpërndarë disa fotografi të reja në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.5 milion ndjekës.

Krahas të qenit këngëtare e suksesshme, ylli nga Kosova vlerësohet edhe për dukjen e saj.

Javë më parë, ajo ishte ftuar që të interpretonte në ceremoninë hapëse të Air Albania Stadium, ku mahniti me performancën e saj.

Ndërsa kohë pas kohe,  këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga dukja e saj në atë eveniment madhështor.

Kështu ka vazhduar edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që vetëm për disa minuta, imazhet e publikuara kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/