Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi shfaqet 'cool' në Amsterdam (Foto)

2016/10/eraaaa-1.jpg

Këngëtarja Era Istrefi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, i cili vjen si pasues i super hitit "Bonbon".

Gjersa ka përfunduar punimet për këngën e re, ajo ka shfrytëzuar rastin për të udhëtuar disa ditë drejt Hollandës.

Era ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur si gjithnjë me stilin e saj 'cool'.

Ajo kishte veshur një fustan dhe pallto të zezë, gjersa kishe kombinuar mjaft mirë me këpucët e bardha dhe një kapele në kokë.

Era Istrefi me stilin e saj unik. Foto nga: Instagram

Këngëtarja aktualisht ndodhet në Amsterdam, gjersa brenda pak ditësh pritet që të niset sërish drejt Londrës, për të realizuar projektet e radhës. /Telegrafi/