Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi: Performanca në ceremoninë e Kampionatit Botëror, një çast i jashtëzakonshëm

2018/07/eraistreficermoni1-2.jpg
273:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Singers, Era Istrefi, Will Smith, and Nicky Jam perform during the Closing Ceremony prior to the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Era Istrefi ka shkëlqyer me performancën e saj në Luzhniki Stadium në kuadër të ceremonisë përmbyllëse të Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Këngëtarja nga Kosova ka interpretuar në Rusi së bashku me aktorin e famshëm hollivudian, Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam.

(Foto: Getty Images)

Tre yjet kënduan himnin e Kampionatit Botëror, "Live It Up", duke bërë për vete publikun në stadium dhe ata që i përcollën përmes ekranit.

Natyrisht se ky ishte një prej çasteve më të këndshme në karrierën e Erës, e cila do t'i japë edhe shumë më tepër muzikës ndërkombëtare në të ardhmen.

Ky moment e ka gëzuar pa masë edhe vet këngëtaren, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale për të shprehur lumturinë e saj.

"Performuam këngën e Kampionatit Botëror 2018 së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Një moment i jashtëzakonshëm", ka shkruar Era në postimin e saj në Instagram.

Postimi ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime për më pak se gjysmë ore nga postimi, ndërsa komentuesit e kanë uruar këngëtaren për suksesin e saj. /Telegrafi/