Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi e kuptoi me vonesë se kënga e saj e re ishte lansuar para kohe

2018/07/ek.jpg

Këngëtarja Era Istrefi dje (e enjte) publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram trailerin e klipit të ri “Oh God”, në bashkëpunim me Konshens.

“Nesër”, shkruante ajo në mbishkrimin e videos, duke u bërë kështu të ditur fansave se kënga e saj e re do të lansohej sot (e premte).

Mirëpo diçka e papritur ndodhi, teksa klipi i saj u lëshua në kanalin YouTube para kohe.

I paraparë të publikohej sot, kënga dhe klipi “Oh God” u publikua dje (e enjte) në orët e vona.

E mesa duket edhe vet këngëtarja për këtë gjë nuk ka qenë në dijeni.

Siç ndodh zakonisht me çdo projekt që publikohet, këngëtarët e shpërndajnë menjëherë linkun në rrjetet sociale për fansat.

E kjo gjë te Era Istrefi ndodhi me vonesë, atëherë kur mbase edhe e kuptoi që kënga e saj e re ishte publikuar më herët se ç’duhet.

Tek sot (e premte), Istrefi ka bërë një postim në Instagram duke lajmëruar ndjekësit e saj se kënga “Oh God” gjendet tashmë në YouTube.

Një vonesë e tillë në promovimin e këngës ka bërë fansat të aludojnë se Era nuk ka qenë fare e informuar që kënga u publikua dje.

Sido që të jetë, e gjithë kjo situatë duket të ketë qenë një lapsus i vogël ose ngatërresë e produksionit.

Në vetëm pak orë pasi është publikuar në YouTube, kënga “Oh God” ka arritur të marrë pëlqime dhe komente të mira nga fansat e Erës dhe artistit Konshens. /Telegrafi/