Please enter at least 3 characters.

Era e fuqishme bën që çadra e plazhit të “fluturojë”, pastaj ngulitet në këmbën e një turisteje (Foto)

2018/07/bb1-e1531907967799.jpg
15:"© insert4coins

Një grua britanike është “shpuar” nga një çadër plazhi në SHBA, derisa ishte duke u rrezitur në plazh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Margaret Reynolds, 67 vjeçe, nga Londra, e cila kishte qenë në Seaside Heights në New Jersey të hënën, kur u shfaq një erë e fuqishme.

Siç thuhet më tej, ka qenë era e fortë ajo e cila kishte bërë çadrën të “fluturonte” dhe të ngulitej në këmbën e saj.

Pas kësaj ajo thuhet se kishte dhimbje të mëdha për çka është nevojitur edhe intervenimi i ekipit të Ndihmës së Shpejtë.

Bëhet e ditur se ata kanë përdorur një prerëse hekuri për ta prerë çadrën, pas së cilës gjë gruaja është dërguar në spital. /Telegrafi/