Please enter at least 3 characters.

Enrique komenton shortin për kualifikimet në Kupën e Botës - spanjolli nuk është aspak i relaksuar

2019/11/GettyImages-1190372542.jpg
232:"LAS ROZAS, SPAIN - NOVEMBER 27: Luis Enrique attends a press conference as he returns as Spain head coach at the Spanish Football Federation headquarters on November 27, 2019 in Las Rozas, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Enrique ka komentuar shortin për kualifikimet në Kupën e Botës që u hodh para disa orësh në Zvicër.

Trajneri i Furisë së Kuqe e ka quajtur si përballje të vështirë atë ndaj Suedisë, pasi janë takuar në edicionin që lamë pas të Ligës së Kombeve.

Enrique bëri të ditur se bë Grupin B, aty ku është edhe Kosova, Greqia dhe Gjeorgjia, ata duhet të kenë kujdes.

“Nuk jam aspak i kënaqur që kemi Suedinë në grup. Është rival i vështirë", ka thënë fillimisht trajneri i Spanjës.

"Kemi luajtur kundër saj në kualifikimet për Evropian dhe nuk ka qenë aspak lehtë. Përfundimisht nuk do të jetë lehtë dhe këtë e kam parasysh".

"Cikli kualifikues i Botërorit është shumë emocionues dhe na pret një punë e vështirë, por besoj se do të jemi të gatshëm për rezultate të mira dhe pjesëmarrës në Kampionatin Botëror”, ka sshtuar Enrique për mediat spanjolle. /Telegrafi/