Please enter at least 3 characters.

Enis Bardhi fantastik në evropianin U21, realizon supergol kundër Portugalisë (Video)

2017/06/enis-bardhi.jpg

Enis Bardhi po vazhdon të shkëlqen në kampionatin evropian për grupmoshat e reja deri në 21 vjet.

Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë protagonist edhe në takimin e dytë të kampionatit.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë kundër Portugalisë, Bardhi ka realizuar një supergol duke zvogëluar disavantazhin e Maqedonisë, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se në barazimin me kombëtaren serbe, bardhi realizoi gol nga pika e bardhë.

Aktualisht është duke u zhvilluar pjesa e dytë e takimit, ndërsa Maqedonia ka vetëm një pikë në kampionat. /Telegrafi/