Please enter at least 3 characters.

“Enigma”: Makina koduese e nazizmit shitet për mbi 100,000 dollarë

2019/12/enigma.jpg
593:"A rare and fully-functional German Naval four-rotor Enigma enciphering machine (M4), is viewed at Bonhams New York on October 22, 2015. The machine that headlined the auction "Conflicts of the 20th Century" at Bonhams New York on October 21, sold for for $365,000 USD including premium which set a world-record. Representing the scarcest of the German enigma machines, the M4 was built in 1943-45and up to 150 machines survived from the approximately 1,500 built. AFP PHOTO / TIMOTHY A. CLARY / AFP / TIMOTHY A. CLARY (Photo credit should read TIMOTHY A. CLARY/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Një makinë e rrallë "Enigma", e përdorur nga Gjermania naziste për të krijuar kodet e komunikimit ushtarak që mendohet të jenë të pathyeshme, është shitur në një ankand për më shumë se 106,000 dollarë.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, makina shkoi te një blerës në internet të shtunën, sipas ankandeve të Heritage.

Ajo vjen me udhëzime operative, një kuti me një emblemë të gdhendur të Rajhut të Tretë.

Një nga 26 llambat e saj është thyer, sipas përshkrimit.

Kjo vlerësohet të mos jetë hera e parë që një “krijues i kodeve naziste” ka përfunduar në duart e një blerësi për një shumë të tillë.

Në maj, një koleksionist privat irlandez rrëmbeu një makinë tjetër, të njohur si "Mulliri i Hitlerit" për 98,000 euro (109,000 dollarë) nga një ankand të Mynihut.

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore po afrohej, Gjermania naziste shkatërroi shumicën dërrmuese të makinave të përdorura për të dërguar dhe marrë mesazhe të koduara për të mos lejuar që Aleatët të kapnin ato. /Telegrafi/