Please enter at least 3 characters.

Ende nuk ka debutuar me Realin, mësohet se sa kohë do të mungojë Arda Guler

2023/11/estreia-adiada-arda-guler-treina-mas-continua-ausente-por-um.jpg

Arda Guler iu bashkua me shumë bujë Real Madridit në afatin kalimtar veror nga Fenerbahce.

Ishte një luftë e madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës për t'i siguruar shërbimet e futbollistit turk, por në fund kryeqytetasit spanjoll ishin ata që fituan garën.

Megjithatë talenti i madh turk ka pësuar disa lëndime të njëpasnjëshme dhe ende nuk ka debutuar me madrilenët.

18-vjeçari së fundmi ka pësuar një tjetër lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për një muaj dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Carlo Ancelotti.

Pasi ka harruar dhimbjen me meniskun e tij, dëshira e madhe për t’u rikthyer dhe për t’u prezantuar para tifozëve të Realit i ka kushtuar më shtrenjtë turkut, i cili ka humbur dhe takimet e Turqisë kundër Gjermanisë dhe Uellsit.

Guler pritet t'i mungojë madrilenëve në sfidat ndaj Cadiz, Granadas e Betisit në La Liga, derisa do t'i humbas edhe ndeshjet me Napolin dhe Union Berlinin në Ligën e Kampionëve.

Rikthimi i turkut pritet të bëhet më 17 dhjetor në Santiago Bernabeu ndaj Villarrealit. /Telegrafi/