Please enter at least 3 characters.

Empoli konfirmon marrëveshjen me Juven për Traoren: Mungon vetëm nënshkrimi

2019/06/HamedTraore-e1560360239816.jpg
243:"MILAN, ITALY - MAY 26: Hamed Junior Traore' of Empoli FC shows his dejection during the Serie A match between FC Internazionale and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, ka konfirmuar se Juventusi është në prag të nënshkrimit me mesfushorin Hamed Traore.

19-vjeçari ka qenë pranë kalimit te Fiorentina, mirëpo ndryshimi i pronarëve në Artemio Franchi ka bërë që të mos arrihet marrëveshja.

Ai do të blihet nga Juve, mirëpo do të huazohet te Sassuolo në kuadër të një marrëveshjeje shkëmbimi me mbrojtësin Merih Demiral.

"Jemi duke punuar në mbylljen e marrëveshjes me Juven. Gjithçka është e kryer, na mungon vetëm nënshkrimi"

"Është një futbollist i kompletuar dhe mendoj se është destinuar që të ketë një karrierë të shkëlqyer", ka deklaruar Corsi për Tuttomercatoweb.

Sipas Gazzetta dello Sport, Traore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Bianconerët, të cilët do të paguajnë 12 milionë euro plus tre milionë të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/