Please enter at least 3 characters.

Emocionuese, vëllai i Moise Kean nuk i mban dot lotët kur futbollisti debuton me Juventusin (Video)

2016/11/capture-20161121-092732.jpg

Juventusi fitoi në xhiron e 13-të ndaj Pescaras me rezultat 3-0.

Në fitoren e Zonjës së Vjetër në minutën e 84 u inkuadrua sulmuesi 16-vjeçar Moise Kean në vend të Mario Mandzukic.

Italiani cilësohet si Mario Balotelli i ri, pasi ka të gjitha karakteristikat e sulmuesit aktual të Nices.

Ky inkuadrim në lojë ka bërë që Kean të bëhet futbollisti i parë që luan në Serie A, që ka lindur në vitin 2000.

Për të parë këtë debutim në stadium ishte edhe vëllai Giovanni, i cili nuk mbajti lotët e gëzimit. /Telegrafi/

https://twitter.com/CONTROCRAMPO/status/800334691287134208