Emma Stone ngjall spekulime se është martuar në fshehtësi me Dave McCary
Emma Stone ka ngjallur spekulime se ajo është martuar në fshehtësi të fejuarin Dave McCary.
Çifti, të cilët janë lidhur që tre vite, raportohet se janë detyruar të shtyjnë datën e tyre origjinale të martesës pas shpërthimit të coronavirus, shkruan Daily Mail.
Por, fansat e aktores tashmë kanë filluar të kenë dyshime se ata veçse janë martuar, pasi një paraqitjeje në YouTube me Reese Witherspoon.
Fituesja e Oskarit kishte zëvendësuar unazën e saj të fejesës me një tjetër të arit, ndërsa bisedonte në shfaqjen Hello Sunshine me Reese.
Ema hodhi një aludim të mëtejshëm se ajo tani mund të jetë një grua e martuar kur Dr Harold Koplewicz, i cili ishte gjithashtu në bisedë, e pyeti për martesën.
Pas kësaj, fansat e ngacmuan aktoren në rrjetin social Twitter, pasi vunë re unazën gjatë intervistës. /Telegrafi/


