Please enter at least 3 characters.

Emina, një nuse me tradita persiane (Foto)

2016/01/emina-fk.jpg

Emina Cunmulaj gjatë fundjavës u martua me të fejuarin e saj, Sam Nazarian, por ceremonia nuk ka përfunduar me një ditë.

Modelja shqiptare nga Mali i Zi ka vazhduar me ngjarje edhe për të katërtën ditë radhazi, transmeton Telegrafi.

Dy ditë pas ceremonisë së parë, ata kurorëzuan edhe nga “Elvis Presley” në një tjetër ceremoni në Las Vegas.

Dhe së fundi ajo ka ndjekur edhe një ceremoni tradicionale persiane të dasmave, ku nusja prezantohet para familjarëve të dhëndrit.

Bukuroshja nuk ka ngurruar të zbulojë detaje, duke postuar fotografi në rrjetet sociale së bashku me një koment falënderues.

“Faleminderit për këto vajza të jashtëzakonshme për këtë ngjarje tradicionale persiane të shfaqjes së nuses. Jam me fat që jam mirëpritur në një familje kaq të bukur”, ka shkruar ajo në anglisht sipër fotografisë.

Në natën e martesës në dasmën e Eminas gjëmoi edhe muzika shqiptare, me modelen që ka postuar edhe një video duke kërcyer me këngën “Dul Lulija te Bunari” dhe një foto duke kërcyer shotën me mbishkrimin “Hajde Shote Mashalla fluturo me krah”. /Telegrafi/