Emily Ratajkowski lë të kuptohet se mungoi në dasmën e Taylor Swift
Emily Ratajkowski ka nxitur spekulime se nuk ishte mes të ftuarve në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, edhe pse vetëm pak javë më parë ishte parë duke darkuar me këngëtaren në New York.
Modelja 35-vjeçare publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej duke mbajtur dorën e një burri misterioz, të shoqëruar me mbishkrimin: "Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”.
Postimi u publikua pothuajse në të njëjtën kohë kur Taylor po festonte martesën e saj, duke lënë të kuptohet se Emily ndodhej në një tjetër festë, shkruan DailyMail.
Mungesa e saj në ceremoni ka tërhequr vëmendje, pasi në fund të majit ajo ishte fotografuar në një darkë për ditëlindjen e Lena Dunham, ku ishte e ulur pranë Taylor Swift.
Ndërsa Dunham mori pjesë në dasmën e artistes, Ratajkowski nuk u pa mes të ftuarve.
Emily dhe Taylor kanë edhe një emër të përbashkët në të kaluarën e tyre romantike, pasi të dyja kanë pasur lidhje me këngëtarin Harry Styles, ndonëse në periudha të ndryshme.
Madje, në vitin 2023, Ratajkowski kishte pranuar se ishte bërë një "Swiftie", duke vlerësuar muzikën dhe sinqeritetin e Taylor Swift. /Telegrafi/


