Please enter at least 3 characters.

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj kërkojnë falje për përdorimin e fjalëve raciste

2020/06/GettyImages-1203623914.jpg
271:"MIAMI, FLORIDA - FEBRUARY 02: Sebastian Bear-McClard (L) and Emily Ratajkowski look on prior to Super Bowl LIV between the San Francisco 49ers and the Kansas City Chiefs at Hard Rock Stadium on February 02, 2020 in Miami, Florida. (Photo by Ronald Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, kanë kërkuar falje për përdorimin e fjalëve raciste.

Ishte Sebastian i pari që përmes rrjetit social Twitter kishte bërë kërkimfalje publike për të gjitha herët që e kishte përdorur një term të tillë, shkruan Daily Mail.

Ky reagim vjen pasi çifti janë parë në protestat e organizuara në Los Angeles, duke mbështetur fushatën ‘Black Lives Matter’.

“E përdora fjalën në mënyrë të vazhdueshme sikurse të ishte e jona. Por, nuk është, nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë asnjëherë”, ka shkruar ai.

Teksa e bëri një gjest të tillë, Sebastian kishte theksuar se ka mësuar shumë rreth racizmit dhe privilegjeve kohët e fundit.

“Në vitet e fundit kam mësuar shumë rreth privilegjeve të mia si mashkull dhe si person i bardhë, po ashtu për historinë e racizmit në këtë shtet”, ka shtuar Bear-McClard.

Ndërsa Ratajkowski së fundmi ka qenë një mbështetëse e fushatës ‘Black Lives Matter’ duke dalë në protesta, si dhe duke u bërë pjesëmarrëse në disa platforma në rrjete sociale. /Telegrafi/