Please enter at least 3 characters.

Emery: Qëllimi i Arsenalit është të bëhet kampion

2018/08/Emery-Arsenal-1.jpg
255:"SINGAPORE - JULY 28: Unai Emery head coach of Arsenal reacts during the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)
21:"Getty Images for ICC

Unai Emery do të vazhdojë t'i qëndrojë besnik filozofive që paraardhësi i tij, Arsene Wenger, i ka pasur duke luajtur lojë të mirë, por synimi i tij gjithashtu është të luftoj për titull në Ligën.

Trajneri spanjoll ka ardhur në krye të Topçinjve si pasues i Wengerit, i cili u largua në verë nga Arsenali pas 22 viteve si trajner.

Ardhja e Emeryt ka rritur edhe apetitet në luftën për titull, por jo edhe ndryshimin e lojës sulmuese dhe me shumë pasime.

"Stili ynë me topin duhet të jetë protagonistë, të bëjmë gjëra me kombinime, të kontrollojmë ndeshjen me pozicionimin e topit dhe pastaj, kur kemi hapësirën, të jemi agresivë duke shkuar përpara", ka thënë fillimisht Emery për Sky Sports.

"Në mbrojtje: së pari duhet të organizohemi dhe të rikuperohet topi shpejt. Këtu është më e lehtë se ta bëjmë atë në fushë, por gjithashtu kemi nevojë për kohë. Tani jam i lumtur sepse mendoj se lojtarët po përmirësohen".

"Ne kemi nevojë për dy gjëra: lojtarë cilësorë, të cilët i kemi, dhe pastaj organizim. Së bashku mendoj se mundemi të përmirësohemi dhe të fitojmë në rrugën tonë".

"Është e qartë se qëllimi i klubit është të dal si kampion, të luajë për tituj, por për mua, unë dua të kënaqem me rrugën që e bëjmë".

"Dua që lojtarët dhe tifozët të ndiejnë së bashku, dhe të gëzojnë çdo ndeshje, çdo moment në stadiumin tonë, dhe në këtë mënyrë ekipi i transmeton pasionin përkrahësve", përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/