Please enter at least 3 characters.

Emërohet Bordi i përkohshëm i Trepçës

2020/03/89278844_202872170810079_9201963218317082624_n.jpg

Qeveria e Kosovës, ka emëruar Bordin e ri të ndërmarrjes publike Trepça.

Ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka propozuar katër anëtarë të bordit, transmeton Telegrafi.

Anëtarët e ri të Bordit të përkohshëm të Trepçës janë: Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor i bordit, Bahri Hyseni, drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Kelmendi drejtor-përfaqësues i Republikës, Shyqri Sadiku, përfaqësues i punëtorëve.

Ministrja Hajdari ka thënë se drejtorët e përkohshëm të emëruar janë ekspertë të dëshmuar.  /Telegrafi/