Please enter at least 3 characters.

Elton John do të mungojë në festën e tij të Oscars për herë të parë në 30 vjet

2022/02/Injured-after-a-fall-and-soon-having-surgery-Elton-John.jpg
218:"Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/Shutterstock (11975966iy) Elton John iHeartRadio Music Awards, Arrivals, Dolby Theater, Los Angeles, USA - 27 May 2021/shutterstock_editorial_iHeartRadio_11975966iy//2105280347
20:"Chelsea Lauren//SIPA

Elton John do t'i duhet të humbasë festën e tij legjendare të Oscars për herë të parë në 30 vjet pas orarit të ngjeshur.

Festa vjetor është me famë botërore, e cila përfshin performance nga yje si Ed Sheeran, Emeli Sande dhe Grace Jones për të ndihmuar në mbledhjen e parave për Fondacionin e tij për Sida.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është zhvendosur nga data e zakonshme në shkurt në 27 mars dhe Eltoni nuk donte të zhgënjente fansat e tij.

Foto: Getty

“Elton është absolutisht i mërzitur që nuk mund të bëjë festën, por ishte krejtësisht jashtë duarve të tij. Kur turneu i tij Farewell Yelloë Brick Road u riplanifikua, ai e mbajti të lirë datën e parë të Oscars”, tha një burim, shkruan The Sun.

“Por kur ceremonia u zhvendos më pas, gjithçka ishte vendosur tashmë. Festa vjetore e Oscars e Eltonit ka mbledhur dhjetëra miliona për Fondacionin e tij për Sidën deri më sot dhe ai gjithmonë planifikon orarin e tij të turneut që të mund të marrë pjesë, ishte krejtësisht e pashmangshme”, tha ndër tjera burimi.

Foto: WireImage

“Elton nuk donte të zhgënjente ata mijëra fansa që kishin mbajtur biletat e tyre për koncertin e tij në Nebraska dhe prisnin me kaq durim që turneu të riplanifikohej pas COVID-19”, tha tutje ky burim.

Burri i tij, David Furnish dhe një listë e madhe e të ftuarve specialë do të jenë të pranishëm në festën e Oscars në Los Angeles dhe ata do të mundohen kompensojnë mungesën e tij. /Telegrafi/