ElitaPlus dhe Koç Healthcare sjellin neurokirurgun e njohur turk për ekzaminime falas në Kosovë
ElitaPlus dhe Koç Healthcare kanë krijuar partnership nëpërmjet një konsorciumit të ri dhe me datë 29 Korrik 2022, do të sjellin në klinikën Elitaplus neurokirurgun e njohur dhe profesorin e radiokirurgjisë, Prof. Dr.Selçuk Peker M.D, nga spitali Universitar Koç, ku do të ofrojë ekzaminime falas.
ElitaPlus dhe Koç Healthcarepërmes këtij bashkëpunimi synojnë rritjen e cilësisë në shërbime të ndryshme mjekësore dhe edukim të vazhdueshëm për stafin mjekësor.
Si fillim i këtij konsorciumi me 29 korrik 2022, neurokirurgu i njohur dhe profesori i radiokirurgjisë Prof. Dr.Selçuk PekerM.D nga spitali Universitar Koç vjen në ElitaPlus ku do të ofrojë ekzaminime falas.
ElitaPlus është themeluar në vitin 2003 dhe prej fillimit është e njohur si qendër e cila ofron shërbime të avancuara dhe cilësore duke zbatuar parime e praktika të mira të punës së bashku me teknologji të avancuar dhe me një ekip profesional që monitoron të gjitha risitë në zhvillimin e mjekësisë moderne. Gjatë dy dekadave ElitaPlusështë rritur dhe tani funksionon me 7 departamente dhe 13 specializime të ndryshme.
Koç Healthcareështë i përbërë nga dy brende kryesoreAmerican Hospital me moton "Finesse & Perfection" dhe Koc University Hospital me moton "Excellence in Research & Education".
American Hospital është lider në sektorin e shëndetësisë në Turqi i njohur historikisht për kujdesin superlativ ndaj pacientëve. Brendi tjetër Koç University Hospital ka filluar të operojë si spital hulumtues dhe arsimor në Shtator 2014, me lokacion në Kampusin e Koç University Health Sciencesnë Stamboll, spitali synon të praktikojë rrugët më të reja mjekësore në kualitetin më të lartë të mundshëm në mënyrë transparente.
E vetmja qendër e certifikuar nga ISRS(International Stereotactic Radiosurgery Society) si qendra e certifikuar e cilësisë në botë është Qendra Gamma Knifee Spitalit Universitar Koç.
Terminet janë obligative dhe numri i pacientëve është i limituar.
Për termin kontakto në:Nr.tel: +383 44 204 240E-mail: info@elita-plus.comFacebook: Elita Plus


