")
Please enter at least 3 characters.

Eliminohen xhudistet kosovare

2016/01/eliminohen-xhudistet-kosovare_hd.jpg

Distria sfidën e parë e kaloi pa luftë ndaj Sze Ham Cheng nga Hong Kong, ndërsa në rrethin e dytë të grupit B u ballafaqua me garuesen nga Koreja e Jugut, Kyeong Bo Jeong dhe humb pas 4 minutave.

Nora Gjakova nuk ishte në ditën e saj ani se e filloi furishëm rrethin e parë në grupin C, duke e deklasuar garuesen nga Filipinet, Rena Furukawa.

Kjo luftë zgjati 1 minutë e 56 sekonda, ndërsa në rrethin tjetër është mënjanuar nga Viola Waechter e Gjermanisë. Nora luftoi, por humb pas 4 minutave dhe eliminohet nga turneu.