Elijona Binakaj reagon për dyshimet në raportin me Klodin: Familja ime është prioriteti im
Elijona Binakaj ka reaguar pas komenteve dhe mesazheve të shumta që, sipas saj, po merr çdo ditë nga ndjekësit lidhur me raportin e saj me Klodian Mihajn.
Përmes një postimi në Instagram, Elijona ka bërë të qartë se ditët e fundit po zgjedh t’i kalojë me familjen dhe se kjo është një zgjedhje personale që nuk dëshiron ta justifikojë.
“Po më vijnë çdo ditë mesazhe dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time dhe jo me personin që ju doni të më shihni. Dua ta bëj shumë të qartë: familja ime është prioriteti im”, ka shkruar ajo.
Elijona ka treguar se pjesa më e madhe e familjes së saj ndodhet në Kosovë dhe se nuk i ka gjithmonë pranë.
Për këtë arsye, kur është me ta, ajo zgjedh ta shijojë dhe ta vlerësojë kohën që kalon me familjarët.
Ajo ka rikujtuar gjithashtu se rëndësinë që ka familja për të e ka shprehur edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.
Në reagimin e saj, Elijona u është përgjigjur edhe atyre që e akuzojnë se mund të krijojë drama për të tërhequr vëmendje.
Po ashtu ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se vëmendjen nuk e ka kërkuar kurrë me forcë dhe se ajo i ka ardhur si rezultat i mënyrës së saj të të qenit dhe asaj që ka bërë.
“Kurë nuk do ta detyroja veten të krijoja drama vetëm për disa klikime apo vëmendje”, ka theksuar tutje.
Një tjetër pikë që Elijona ka sqaruar lidhet me llogarinë në Instagram të Klodian Mihajt.
Ajo ka reaguar ndaj pretendimeve të disa ndjekësve se kishte lidhje me problemet e llogarisë së tij, duke deklaruar se Klodi është hakuar dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë situatë.
“Klodi është hackuar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe është absurde që çdo ditë të më vini fajin për diçka që nuk ka të bëjë me mua”, ka shkruar ajo.
Elijona ka kërkuar gjithashtu nga ndjekësit që të mos nxjerrin përfundime vetëm nga ato që shohin në rrjetet sociale.
Në fund, theksoi se e konsideron të paarsyeshme të ndihet sikur duhet t’u japë llogari të tjerëve për faktin që zgjedh të kalojë kohë me familjen e saj. /Telegrafi/


