Please enter at least 3 characters.

Elhaida: Jam shumë krenare për vendin tim

2016/01/elhaida-e1431460938777.jpg

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Elhaida Dani, mbrëmë pas kualifikimit në finale, bashkë me kolegët ka mbajtur një konferencë për shtyp. Ajo ka shprehur emocionet pasi ka siguruar finalen e madhe.

“Kur je në momente të tilla, kurrë nuk pret diçka si kjo. Por, kur e dëgjova emrin e vendit tim që u lajmërua i pari, ishte diçka e çmendur, me të vërtetë”, deklaroi fillimisht Elhaida, transmeton Koha.net.

Një pyetje për të nga gazetarët ishte se si ishte ndjerë në ato momente.

“E kisha këtë përgjegjësinë e madhe e të përfaqësuarit të vendit tim dhe kjo nuk është e vogël. Ardhja në finale është e mrekullueshme, tani rezultati nuk ka rëndësi – fakti që jemi këtu mjafton. Jam shumë krenare për vendin tim”, u përgjigj ajo.

Në fund, ajo komentoi edhe ndërrimin e këngës nga “Diell” në “I’m alive”.

“Ishte një ndryshim i vonshëm, në fund të shkurtit kompozitori vendosi që të largojë këngën dhe unë mendova se ky do të ishte fundi, se nuk do ia arrinim. Por tani jam shumë e lumtur me këngën “I’m alive” nga Zzap’n Chris’ – e dua këtë këngë”, theksoi ajo.

Në fund të intervistës çdo këngëtar ka tërhequr shortin nëse do të performojë në pjesën e parë apo të dytë të finales.

Elhaida, sipas shortit, do të performojë në të dytën.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën. /koha.net/