Please enter at least 3 characters.

Eleni Foureira dhe Claydee bashkojnë forcat, sjellin video projektin "Loquita"

2019/07/Screenshot-15.png

Eleni Foureira dhe Claydee, dy këngëtarët shqiptarë që bëjnë karrierë në Greqi, kanë bashkuar forcat për një këngë të re.

"Loquita" titullohet kënga e tyre e përbashkët, të cilin e kanë shoqëruar me një video tejet interesante.

Në video bukuroshja shqiptare shihet duke bërë në disa skena vallëzime sensuale dhe joshëse, duke i zbuluar hiret zeshkanes.

Theksojmë se tekstin e kanë shkruar Emy Perez, Eleni Foureira dhe Berto Lazapoulos ndërsa për muzikën u kujdes Claydee dhe Ted.

Ndryshe, Claydee dhe Eleni janë me origjinë nga Shqipëri, por emigruan drejt Greqisë në moshë të vogël. Ata njihen për muzikën e mirë në Greqi, Qipro, Spanjë e Rusi. /Telegrafi/