Elefanti në një kopsht zoologjik i ktheu këpucën një fëmije
20/08/2022
Një elefant në provincën Shandong të Kinës lindore i ktheu këpucët e një djali të vogël pasi ajo i ra në kopshtin zoologjik.
Një video të publikuar në Twitter tregon një elefant duke rrëmbyer një këpucë dhe duke ia kaluar me kujdes një fëmije i cili më pas e merr atë.
“Sa bukur”, “Elefantët janë kafshët më besnike që ekzistojnë”, vlerësuan njerëzit gjestin e elefantit.
Megjithatë, për disa, pamja është e trishtueshme.
"Asgjë në lidhje me këtë nuk është e bukur. Një pamje e trishtuar e një kafshe të robëruar në një rrethim të vogël," shkroi një person. /Telegrafi/


