Please enter at least 3 characters.

Ekspertët parashikojnë rrënimin e karrierës së Depp nga proceset gjyqësore

2020/11/JohnnYDeppblack-1-e1605789432767.jpg
329:"LONDON, ENGLAND - JULY 14: Actor Johnny Depp arrives at the Royal Courts of Justice, Strand on July 14, 2020 in London, England. American actor Johnny Depp is taking News Group Newspapers, publishers of The Sun, to court over allegations that he was violent towards his ex-wife, Amber Heard, 34. (Photo by Leon Neal/Getty Images)
12:"Getty Images

Vetëm disa ditë pasi e humbi procesin gjyqësor kundër tabloidit The Sun, Johnny Deppit iu kërkua që të largohej nga vazhdimi i tretë i filmit "Fantastic Beasts”.

Mirëpo, ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi dhe se drama në lidhjen e tij me aktoren Amber Heard do t’ia rrënojë karrierën.

Në fakt, karriera e tij e ka marrë teposhtën që nga viti 2016, kur ish-bashkëshortja e akuzoi për dhunë familjare.

(Foto: Leon Neal/Getty Images/Guliver)

Që nga ajo kohë, mediat kanë hulumtuar vazhdimisht që të nxjerrin sa më shumë detaje nga jeta personale e aktorit, në veçanti nga lidhja me Heard.

Ish-prokurorja federale, Neama Rahmani, në një prononcim për Insider.com ka thënë se karriera e Depp nuk do të ripërtërihet më kurrë. Sipas saj, madje aktori mund të jetë një ‘Harvey Weinstein i ardhshëm’ sa i përket karrierës.

(Foto: Jason Merritt/Getty Images for Art of Elysium/Guliver)

Autorja J. K. Rowling në vitin 2017 i kishte dalë në mbrojtje Deppit duke thënë se ajo dhe regjisorët ishin të lumtur që ai portretizon rolet në filmat e tyre, mirëpo tash gjërat kanë ndryshuar, Ëarner Bros i ka kërkuar të heqë dorë nga roli.

Në bazë të fjalëve të ekspertëve, ky ka qenë një vendim logjik dhe se asnjë studio nuk do të dëshironte të kishte lidhje me njerëzit që etiketohen si të abuzues, sepse injorimi i gjërave të tilla do të jepte mesazh të gabuar në publik.

(Foto: Leon Neal/Getty Images/Guliver)

Stacy Jones, drejtoreshë ekzekutive në Hollywood Branded, ka theksuar se Depp është dashur të tërhiqej nga proceset gjyqësore dhe të distancohej nga e gjithë ngjarja.

“Është mënyra e vetme që ai të shpëtojë dhe ta ruajë së paku një pjesë të karrierës së tij”, ka thënë ajo. /Telegrafi/