Please enter at least 3 characters.

Ekskluzive – Majk së shpejti me klip të ri, ja detajet

2016/06/majku.png

Hip hop ylli i Babastars, Majk, do të publikojë së shpejti projektin e tij të ri.
Telegrafi ka mësuar se Majk bashkë me menaxherin e tij Dekorim Sahitin kanë filluar planifikimet e projektit të ri.

Sipas burimeve të sigurta të Telegrafit, më 1 gusht do të fillojnë xhirimet e klipit të ri dhe ai do të lansohet në javën e dytë të muajit gusht.

Projekti pritet që të jetë me tematikë dashurinë.

Majk së fundmi solli projektin “Ajo” me Getoar Selimin, që është shndërruar në hitin e kësaj vere. /Telegrafi/