Please enter at least 3 characters.

Ekskluzive: Dardani kthehet në Kosovë

2016/01/f.0707222155973_210.jpg

Pasi e realizoi ëndrrën e tij që ta fitonte Superligën e Kosovës, Dardani u nis në drejtim të Kroacisë për t’i filluar bisedimet me ekipin e njohur kroat, Cedevitën. Ai thotë se ende nuk ka nënshkruar kontratë me ta por është në bisedime.

Mirëpo, përveç Cedevitës, për Dardanin janë të interesuara edhe shumë klube tjera, e ndër to edhe ato kosovare. Por, ai nuk deshi të përmend emra.

Ai në një bisedë ekskluzive për Telegrafin, theksoi se është duke i shqyrtuar të gjitha ofertat që i janë bërë: “Jam në bisedime me shumë ekipe, por ende nuk kam vendosur asgjë. Të gjitha opsionet janë të hapura”. /Telegrafi/