Please enter at least 3 characters.

Ekipet mësojnë edhe kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

2024/03/champ.jpg

Sot (e premte), në Nyon është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku përveç tyre, ekipet kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinale.

Shorti i çerekfinaleve ka caktuar ndeshje shumë të zjarrta, ku secila nga to është më e fortë së tjetra.

Megjithatë, Real Madrid-Manchester City është takimi më i fortë dhe më interesant i kësaj faze.

Në ndeshjet tjera do të luajnë Arsenal-Bayern Munich, Paris Saint-Germain-Barcelona dhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Por, në rast se kalojnë në gjysmëfinale, si do të ishin çiftet?

UEFA ka hedhur shortin edhe për këtë fazë, ku fituesi i ndeshjes Arsenal-Bayern Munich do të ndeshet me fituesin e takimit Real Madrid-Manchester City, si gjysmëfinalja e parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të jetë ajo në mes të fituesit të Atletico-Dortmund me fituesin e PSG-Barcelona.

Në finale, si vendas do të jetë fituesi i gjysmëfinales së parë. /Telegrafi/

Kush mendoni se do ta fitojë Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24?

Real Madridi

PSG

Arsenali

Barcelona

Bayern Munich

Man City

Atletico Madrid

Borussia Dortmund