Egzon Sejdiu, modeli që krahasohet me Johnny Depp (Foto)
22/02/2015
Egzon Sejdiu është modeli me origjinë nga Kosova, i cili ka nisur famën dhe karrierën në Zvicër.
Fotomodeli i njohur 21 vjeçar është mjaft i kërkuar dhe pjesë i agjencive të modës, si “Kai Zen Models” në Lausanne e “Anni Michel Models” në Gjenevë.
Zëri njofton se shumë shpejt Egzoni do të ketë edhe një prezantim në Paris për një firmë atje, i kërkuar nga fotografët francezë.
Gjithashtu, fotomodeli ka bashkëpunuar edhe me fotografë nga Kosova, por ai ka si pasion përveç modelizmit edhe vallëzimit dhe është një super talent edhe në kërcim.


