Please enter at least 3 characters.

Edukatorja e fëmijëve me nevoja të veçanta, iu japë secilit nga një detyrë në dasmën e saj (Foto)

2016/10/Edukatorja-e-fëmijëve-me-nevoja-të-veçanta-iu-jape-secilit-nga-nje-detyre-ne-dasmen-e-saj-foto.jpg
26:"© Lang Thomas Photography

Kinsey French nga Kentucky i Shteteve të Bashkuara, i ka angazhuar të gjithë nxënësit e saj me nevoja të veçanta në ceremoninë e martesës me Josh.

Edukatorja që është shumë e dhënë pas tyre, ka dëshiruar që ata t'ia sjellin unazat, të hedhin petale lulesh dhe t’i qëndrojnë pranë kur kurorëzohet, transmeton Telegrafi.

Vogëlushët e veshur me pantallona të kostume serioze dhe flutur në qafë, si dhe shoqet e tyre me fustane të gjatë, kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe janë duartrokitur nga dasmorët.

“Ata janë familja ime e dytë dhe e dija se nuk do të kem ditë të veçantë, sikur mos t’i kisha me vete”, ka thënë French.

Fotografitë e fëmijëve që qeshin dhe lozin bashkë me nusen, janë shpërndarë në rrjete sociale duke marrë mijëra pëlqime. /Telegrafi/