Please enter at least 3 characters.

Edona Llalloshi realizon 'remaken' e këngës "Dada do ta shes"

2020/07/Screenshot_2-13.png

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi, ditën e sotme (e martë) ka sjell një tjetër këngë të vjetër të përpunuar.

“Dada do ta shes” mban titullin projekti i ri i saj, të cilin e ka sjell në versionin ‘remake’.

Producimin e këngës e ka bërë ‘Shpeta Sound’, derisa për videon e veçantë është përkujdesur produksioni “EMF Creative”.

Edona Llalloshi (Foto: YouTube)

Artistja e mirënjohur vjen me një paraqitje unike, e cila njëherësh ka rrëmbyer vëmendje të madhe edhe me dukjen glamuroze.

Projektin tanimë e gjeni të publikuar në kanalin e "Premier Songs" në kanalin zyrtar, YouTube.

Kjo është kënga e tretë e Edonës e publikuar në versionin akustik, dy prej të cilave janë "Loti Loti" dhe "Mërgim".

Edona përndryshe prej shumë vitesh është pjesë e estradës dhe pëlqehet tejet shumë për vokalin e saj. /Telegrafi/