Edis Kuraja në gjendje të rëndë, transportohet urgjentisht për në Shkup
Kjo gjendje e rëndë e ish basketbollistit Kuraja vije si pasojë e neglizhencës së mjekëve në QKUK. Nga mos guximi e jo profesionalizmi për të bërë diçka me Edisin, familjarët kanë kërkuar që ai të transferohet në Shkup, ku po sa ka arritur i është nënshtruar operacionit të parë, mëson Indeksonline.
Edisi nga QKUK për në Shkup, është sjell në gjendje kome, dhe me shumë gjak të humbur, pothuajse 80 % nga vlerat normale. Ai të dielën në orët e vona të natës është operuar në Shkup, ku i është ndaluar gjakderdhja dhe e ka vazhduar tretmanin.
Indeksonline merr vesh se Kuraja është akoma fjetur apo në gjendje kome, por më shëndet më stabil, pasi që pas operacionit gjakderdhja e gjakut i është ndaluar dhe i është kompensuar.
Të mërkurën do të operohet në këmbën e majtë dhe përsëri në pjesët abdominale për t’i larguar hematomat që janë brenda.
Mjekët në Shkup mbajnë shpresë që do ia dal t’i mbijetoj plagëve të marruara, dhe që nesër të vijnë në përfundim se a është larguar rreziku për jetën.
Kuraja të premten mbrëma teksa po kalonte rrugën, në afërsi të ish-objektit të “Rilindjes” u godit nga një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe.


