Please enter at least 3 characters.

Edicioni i 29-të i festivalit folklorik “Hasi jehon”

2018/04/Hasi-Jehon.jpg

Më 3, 4 dhe 5 maj në Gjonaj të Hasit mbahet festivali “Hasi jehon”, edicioni i 29-të.

Haziz Hodaj, drejtor i festivalit njofton se janë përzgjedhur Shoqëritë kulturo artistike nga e gjithë hapësira shqiptare.

Festivalit i prinë ekspozita e prodhimeve të bukës, kësaj zejeje me të cilën hasjanët dallohen dhe veçohen jo vetëm në Kosovë.

Programi i edicionit të 29-të është si më poshtë:

Dita e parë, më 3 maj: Në orën 18:00 hapja solemne. Programet fillojnë në orën 18:301. SHKA “Malësori” - Gjonaj (hapja solemne)2. Pallati I Kulturës “Pjetër Bogdani” - Krumë (Has)3. SHKA “ Bajram Curri”- Krushë e madhe4. SHKA “Zëri i LLapushës” - Carrallukë (Malishevë)5. SHKA “Jonuz Ramadani” - Viti6. SHKA “Bajram Shabani” - Kumanovë7. AAF “Rugova” - PejëDita e dytë, 4 maj: Programi fillon në orën 18:301. “ SHKA “Zëri i Kosovës” - Fushë Kosovë2. SHKA “Hajvalia” - Hajvali3. SHKA “Bilal Golemi” - Gjirokastër4. SHKA “Tingujt e vendlindjes” - Stagovë ( Kaqanik)5. SHKA “Anadrini” - Dejn (Rahovec)6. SHKA “Shote Galica” - Drenas7. Ansambli “Shqiponja” - ShkupDita e tretë, 5 maj: Programi fillon në orën 18:301. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” - Ramajë2. SHKA “Rapsha” - Drumë (Tuz)3. SHKA “Bresana” - Bresanë4. SHKA “Lahuta e Malcisë” - Gjilan5. AF “Mati” - Burel (Mat)6. SHKA “Malësori” - Gjonaj (përmbyllje e festivalit). /KP/