Please enter at least 3 characters.

​Edi Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë

2021/09/kurti-rama6-scaled-1.jpg

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të qëndrojë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë.

Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Agjenda e takimeve09:10-11:40, takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare;10:50-11:30 takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin;11:40-12:10, takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku;12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja./Telegrafi.