Please enter at least 3 characters.

Edhe pas 30 vite pas bashkimit të Gjermanisë, pagat janë ende më të ulëta në lindje krahasuar me perëndimin

2018/09/german-industrial.jpg

Afro 30 vite pas rënies së murit të Berlinit, Gjermania Lindore vazhdon të qëndrojë pas asaj Perëndimore, sipas një raporti të fundit. Si pasojë po rritet frika se lindja e vendit po e humbet sfidën e sheshimit të ndasive.

Një studim i qeverisë gjermane ka treguar se pagat janë ende më të ulëta në lindje krahasuar me perëndimin; afërsisht rreth 15 për qind më të ulëta, gjë që tregon se flluska e rritjes mund të ketë shpërthyer.

Raporti vjen pas rreth tre dekadash dhe triliona eurosh të shpenzuara në përpjekjet për të vendosur të dyja anët e Gjermanisë në një drejtim.

Shtetet perëndimore kanë paguar detyrimet e tyre për ta sjellë lindjen në nivelin e tyre ekonomikisht. Taksat janë më të larta në perëndim, gjë që shumë figura politike e kanë kritikuar.

Sidoqoftë, situata nuk është kaq e zymtë për ekonominë më të madhe të Evropës në tërësi, ku është shënuar sukses.

Produkti i Brendshëm Bruto në lindje, që tregon sesa është rritur ekonomia, ka shënuar 41 për qind rritje që nga ribashkimi në vitin 1991.

Qeveria gjermane nënvizon në vijimësi angazhimin e saj për të rritur kapacitetin ekonomik të lindjes së vendit, me një seri investimesh që ndryshojnë nga infrastruktura e deri tek industria.

E pavarësisht se bëhet fjalë për një vend, mes lindjes dhe perëndimit ekziston edhe fenomeni i ikjes së trurit. Në vitin 2016, mbi 400 mijë gjermano-lindorë u zhvendosën në perëndim të Gjermanisë për të punuar atje, ndërsa në drejtim të kundërt u zhvendosën 150 mijë gjermano-perëndimorë. /Telegrafi/