Please enter at least 3 characters.

Edhe një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovë

2023/07/347581486_660984022733675_3766504786380570370_n-e1688967802500.jpg

Programit “Journalists in Residence - Kosovo”, i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, koordinatori i terrenit, Adem Sylejmani, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Journalists in Residence - Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.