Please enter at least 3 characters.

Edhe Morena Taraku kërkon lirimin e Noizyt

2024/08/collage-17-scaled.jpg

Masa për Noizyn dhe DJ e tij, Crax, të cilët po kërkohen nga autoritetet e Kosovës ka nisur në gjykatën Penale të Tiranës.

U raportua se seanca e tyre po shqyrtohet me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Ata më pas gjatë kësaj kohe pritet të ekstradohen në Kosovë, ku edhe janë të akuzuar me veprën ‘lëndim i rëndë trupor’.

Foto: Screenshot/Instagram

Në rrjete sociale tashmë ka nisur një fushatë nga personazhe publike, ku po kërkojnë drejtësi për reperin.

Një reagim për këtë e ka bërë edhe këngëtarja Morena Taraku me anë të një postimi të ndarë në InstaStory.

“Të jetë i lirë, Noizy”, ka shkruar ajo.

Në mbrojtje i kanë dalë disa nga artistët si: Varrosi, Loredana Zefi, Elgit Doda, Romeo Veshaj etj.

Në kërkim nga policia është edhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj - Stresi. /Telegrafi/