Please enter at least 3 characters.

Edhe Marseille e Atletico Madridi sigurojnë kualifikimin, kompletohen katër gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës

2018/04/marseille.jpg

Marseille dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat tjera që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Liga e Evropës tani ka mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të garës së dytë me të rëndësishme për klube në kontinentin e vjetër.

Pas Arsenalit që eliminoi CSKA Moskën dhe RB Salzburgut që bëri befasinë duke eliminuar Lazion, tani kalimin e kanë siguruar edhe Marseille dhe Atletico Madrid.

Skuadra franceze ka fituar në shtëpi ndaj RB Leipzig me rezultat të thellë 5-2, duke u kualifikuar me rezultat përfundimtar 5-3, pasi në takimin e parë humbën 1-0.

Golat në këtë ndeshje për Marseille u shënuan nga Stefan Ilsanker (OG, 6'), Bouna Sarr (9'), Florian Thauvin (38'), Dimitri Payet (60') dhe Hiroki Sakai (90+), ndërsa për gjermanët shënuan Bruma (2') dhe Jean-Kevin Augustin (55').

Për dallim nga Marseille, Atletico Madridi humbi në ndeshjen e dytë ndaj Sporting Lisbonës me rezultat minimal 1-0.

Megjithatë, fitorja në takimin e parë me rezultat 2-0 ia siguroi kualifikimin me rezultat përfundimtar 2-1.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Fredy Montero (28'). /Telegrafi/