Edhe LDK kërkon teknologjinë informative në vendvotime
Në një konferencë për media, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti mbështet kërkesën e partive politike që të gjitha vendvotimet të jenë të pajisura me teknologjinë informative.
Haziri theksoi se KQZ duhet përgatitur sa më mirë për zgjedhjet lokale si organ përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, pasi që sipas tij në zgjedhjet e kaluara ka pasur vjedhje të votave.
Përndryshe, ai ka shprehur besimin se Kosova do të organizojë me sukses zgjedhjet lokale të nëntorit dhe se do të jetë një institucion ndërkombëtar i autorizuar nga BE-ja që do ta marrë përsipër certifikimin e validitetit të zgjedhjeve.
Ndërkaq për sa i përket iniciativës së Berim Ramosajt për ribashkimin e LDK me LDD, Haziri e ka vlerësuar si proces pozitiv.
"Ramosaj me propozimin e vet vetëm ka konfirmuar këtë jehonë që ne e kemi dëgjuar shumë më herët. LDK-ja vazhdon të punojë shumë që të gjitha copat e veta t'i bashkojë dhe të gjitha pjesët e saj të unifikohen, në mënyrë që ta marrë mbi vete një rol të madh", ka thënë Haziri. /rtv21/telegrafi/


